top of page

⚜Drejtësimi nëpërmjet Krishtit


ROMAKËVE 3:21-31


⚜Drejtësia e Perëndisë në vdekjen e Krishtit.Vrgj21-26

“Drejtësia shpëtuese e Perëndisë është shfaqur në vdekjen e Jezus

Krishtit, në mënyrë që drejtësia dhe dashuria e Perëndisë të

pajtohen në kryq”.


Romakët 3:21

21 “Por tani, pavarësisht nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë,

për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët,


Drejtësia e Perëndisë është shfaqur nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së

Jezu Krishtit.

Është e rëndësishme për ne sot që të kuptojmë se Perëndia zbatoi

planin e tij të paracsktuar duke dërguar birin e tij në Tokë që çdo njeri

që beson në Jezus Krishtin të ketë Drejtësi përpara Perëndisë.

Kjo drejtësi është zbuluar pa ligj, që do të thotë se nuk bazohet në

bindjen njerëzore ndaj veprave të ligjit.


Romakët 3:22

22 madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të

gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim;


⚜Drejtësia nëpërmjet Besimit për Hebrenjtë dhe Johebrenjtë.

Romakët 3:27

27 Ku është, pra, mburrja? Është përjashtuar. Nga cili ligj? Ai i veprave? Jo,

por nga ligji i besimit.


Nëse drejtësia do vazhdonte të vendosej nëpërmjet veprave, atëherë

qëniet njerëzore do të mburreshin për gjërat që ata do të bënin.

Por duke qenë se shpëtimi është nëpërmjet besimit, askush nuk mund të mburret për veprat e tij nëse në të vërtetë nuk i ka dorëzuar jetën dhe besimin Krishtit sepse të gjitha ato vepra janë pa vlerë.

Mënyra e vetme e të mburrurit drejt, është duke u mburrur në Krishtin

dhe për atë që Krishti bëri për ne, jo për veprat tona të mira.

Romakët 3:28

28 Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa

veprat e ligjit.


1. Veprat e tua nuk të shpëtojnë dhe nuk të shfajësojnë

nga mëkatet e tua.

2. Perëndia vendosi drejtësinë e tij në njerëzim, nëpërmjet

vdekjes së Krishtit.

3. Vetëm duke vendosur besimin tek Jezus Krishti, Ai që

vdiq në Kryq për faljen e mëkateve tona dhe të të gjithë

njerëzimit, dhe që ditën e tretë u Ringjall dhe shkoi tek

Ati në qiell, nëpërmjet të cilit Perëndia vdndosi

Drejtësinë e tij tek ne, mund të shfajësohemi nga paga

e mëkatit e cila është vdekja e përjetshme shpirtërore.

4. Nëse e ke vendosur Besimin tënd tek

Krishti, ecni në shenjtëri dhe bëni një jetë të denjë përpara Perëndisë, si dhe ndani ungjillin me të tjerët.



1 view0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page