I. MËKATI ËSHTË PROBLEM UNIVERSAL.
Romakët 3:9-10
9E çfarë pra? A kemi ne ndonjë epërsi? Aspak! E kemi treguar në fakt që më përpara se si judenjtë ashtu edhe grekët janë të gjithë nën mëkat,
10siç është shkruar: ''Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.
Jemi të gjithë si një gjë e papastër, dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si një rrobë e ndotur; po fishkemi të gjithë si një gjethe dhe paudhësitë tona na çojnë larg si era Isaia. 64:6.
II. MEKATI ËSHTË PROBLEM I SHËMTUAR
Romakët 3:11-18
MËKATI KA NJOLLOSUR ÇDO SHQIS TONËN
Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.
Romakët 3:11
Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate,
Efesianëvë 2:1.
2. MËKATI KA NJOLLOSUR SHPIRTIN.
Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një
Romakët 3:12
3. MËKATI KA NJOLLOSUR GJUHËN TONË.
13 Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;
14 goja e tyre është plot mallkim dhe hidhësi;
Romakët 3:13-14
Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun. Mateu. 15:18
O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç'ka zemra qet goja. Mateu. 12:34.
4. MËKATI KA NJOLLOSUR HAPAT TONË. V. 15-17.
15këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;
16në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë,
17dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes;
Romakët 3:15-17
5. MËKATI KA NJOLLOSUR QËNDRIMIN TONË V.18.
nuk ka frikë Perëndie para syve të tyre’’.Romakët 3:18
I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën. Psalmi. 14:1
28dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t'i largohesh së keqes është zgjuarsi””. Jobi 28:28
III. MËKATI ËSHTË PROBLEM I PAMOHUESHËM.
Romakët 3:19-20
19Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t'i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,
20sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit; me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit.
Romakëve 3:19-20
Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajësohemi me anë të besimit.
Galatasve 3:24.
Mos u mrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri”.
Gjoni 3:7;
Comments